Claudio Ranieri është rikthyer në stadium King Powr në mënyrë të hidhur pasi ka vendosur buqeta me lule në nderim të presidentit të Leicesterit Vichai Srivaddhanaprabha.
Italiani ishte trajneri i ekipit të Leicester ku arritën të shkrujnë histroinë duke fituar titullin e Premier League në sezonin 2015-2016.
Ranieri, vuri një kurorë me lule për ish pronarin e tij Srivaddhanaprabha, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti me helikopteri jashtë stadiumit pas ndeshjes së Leicester me West Ham të shtunën në mbrëmje.
Ranieri u shoqërua nga gruaja e tij Rosanna, djali i Vichaiut, Aiyaëatt dhe bashkëshortja Aimon, kur ai vendosi kurorën me lule para se të pushonte për disa çaste dhe të thoshte një lutje për të kujtuar pronarin, imazhi i të cilit qëndron para tributeve.
“Ai ishte një njeri i mirë dhe gjithmonë kishte një fjalë pozitive për të gjithë. Ai vinte në dhomat e zhveshjeve vetëm për të dhënë fjalë të mira. Një herë, pas ditëlindjes sime, ai mbërriti në dhomën e veshjes me një tortë të madhe dhe i bëri të gjithë të këndonin ‘Happy Birthday’.
Ai ishte një njeri i madh dhe gjithçka që mori e bëri edhe më mirë. Tani është e birit të tij Aiyawatt, i cili gjithmonë ka qenë i dashuruar me futbollin, për të vazhduar në gjurmët e babait të tij’”, u shpreh Ranieri. (TemA)