Napoli i drejtuar nga Karlo Ançeloti, po kalon një formë mjaft të mirë, ndërkohë që këtë fundjavë, ka një ndeshje të lehtë në letër përballë Empolit.
Në prag të këtij takimi, tekniku Ançeloti ka folur për mediat duke konsideruar Napolin ekipin anti-juventus, ndërkohë që flet edhe për ekipet e tjera të Superiores.
“Aktualisht janë disa skuadra që synojnë të afrohen më shumë me Juventusin. Interi po bën një seri pozitive. U afruan shumë me kreun dhe kjo e rrit më shumë konkurrencën e kampionatit. Edhe Milani po afrohet dhe kjo i bën mirë kampionatit.
Skuadra anti-Juventus? Napoli është një grup i mbushur me përgjegjësi dhe do të luftojë deri në fund për titullin kampion. kalendari ka qenë i komplikuar deri më tani. SPAL fitoi në Romë, Parma në Milano ndaj Interit, kështu që të gjitha ekipet kanë karakteristika që mund t’ju vënë në vështirësi”, tha mes të tjerash Ançeloti.