Marcello Lippi tregon dy gabimet me Kombëtaren: Nuk duhet të largohesha pas botërorit dhe të kthehesha në 2010

1 Nëntor 2018, 18:44Sport TEMA

Marcello Lippi i dhuroi gjithë Italisë një lumturi të madhe në verën e 2006-ës, kur në krye të kombëtares fitoi Kupën e Botës. Por trajneri i njohur pranon se ai ka bërë dy gabime në stolin e të kaltërve.

“Nuk duhet që të largohesha kurrë nga kombëtarja pas botërorit dhe nuk duhej që të kthehesha në 2010. Në Afrikën e Jugut pastaj në zgjedhjet që bëra mbizotëroi mirënjohja ndaj disa emrave dhe e kuptova vonë që disa futbollistë kishin dhënë gjithçka për fanellën”, deklaroi tekniku italian.

Në lidhje me punën te të kaltrit 8 vite më parë, ish tekniku kujton: “Isha edhe i pafat sepse humba Buffon, Pirlo dhe gjysmë De Rossi-n, që kishte probleme me pulpën.”.

Tani Lippi është trajneri i kombëtares së Kinës, që në janar do të luajë në Kupën e Azisë, e më pas do të bëjë një pushim, përpara se të kthehet të trajnojë.

“Unë e mbylla përfundimisht me klubet. Ndërkohë një kombëtare më afër Italisë, në Evropë apo emirate do ta merrja në konsideratë”.

Trajneri toskan foli edhe për dy ish ekipet e tij.

“Juventusi ka blerë Cristiano Ronaldo-n në momenti duhur. Tani që është në nivelin e klubeve të tjera, portugezi mund të ndikojë më shumë krahasuar me disa vete më parë, kur ekipe si Real, Barça apo Bayern ishin superiore. Interi? Aty është me mendje. Spalletti i ka bërë të gjithë më të përgjegjshëm. Mjafton të shikosh zgjedhjen e Joao Mario-s me Lazio-n. Pesë-gjashtë fitore radhazi ndryshojnë mentalitetin”, deklaroi Lippi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje