Negociatat mes Usain Bolt dhe klubin australian të futbollit Central Coast Mariners kanë përfunduar pa sukses.
Xhamajkani, u bashkua me klubin australian për një periudhë trajnimi të pacaktuar në muajin gusht.
Ai shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë për Mariners në një miqësore, por nuk luajti në asnjë takim në kampionat.
Përpjekjet për të siguruar një kontratë profesioniste për Boltb, kishin dështuar, thanë të premten drejtuesit e Mariners, shkruan BBC.
Pronari i Mariners, Mike Charlesworth falenderoi Bolt për negociatat e kryera në këto tetë javë, duke e përshkruar atë si një sukses.
“Ai u integrua shumë mirë në ekip dhe bëri hapa të mëdhenj si futbollist”, tha z. Charlesworth.
Edhe rekordmeni botëror në 100m dhe 200m ka falenderuar drejtuesit e klubin australian.
“Unë do të doja të falënderoj pronarët e Central Coast Mariners, stafin, lojtarët dhe tifozët të cilët më mirëpritën shumë mirë gjatë kohës sime atje”, tha Bolt.
Bolt, i cili u tërhoq nga atletika në vitin 2017, është stërvitur më parë edhe me Borussia Dortmund, klubin e Afrikës së Jugut Mamelodi Sundowns dhe Stromsgodset të Norvegjisë. (TemA)