Mbaroi me kaq? Jo, lufta Flamurtari-FSHF sapo ka nisur dhe duket situatë po aq e rëndë sa sezonin e shkuar, kur kishte vendime pa fund në dëm të klubit vlonjat.
Tani në Vlorë protestojnë, sepse kanë mësuar emrin e arbitrit të ndeshjes Kukësi-Flamutrari, që do të luhet në Kamzë të premten, ora 14.00.
Do të jetë një “vendali”, Blerim Ziri, për të cilin ka shumë dyshime e dritëhije nga e shkuara. Ky arbitër ka drejtuar vetëm një ndeshje në Superiore këtë sezon, Kukësi-Kamza 1-0, ndërsa duket se vetëm për Kukësin kthehet në elitë.
Reagimi i klubit vlonjat lidhet edhe me lidhjen farefisnore të Zirit, i cili është i afërm i Ramadan Ndreut, drejtori i Kukësit. Natyrisht, akuza të rënda për favorizim të Kukësit dhe që kanë logjikë, sepse në Shqipëri dyshojmë edhe kot, jo më kur ka lidhje të tilla mjaft problematike.
REAGIMI I FLAMURTARIT
“Flamurtari Football Club, mbas kartonëve të panumërt të marrë ndeshjen e kaluar dhe pezullimit të Bathës me pamje filmike, në mënyre absurde nga Komisioni i Disiplinës, denoncon me forcë publikisht, caktimin e gjyqtarit Blerim Ziri, për ndeshjen Kukësi-Flamurtari, në Kamëz.
Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave nuk mund të gjykohet nga një gjyqtar që ka drejtuar vetëm një ndeshje në këtë sezon në Superligë (jo rastësisht) Kukësi-Kamza.
Në sezonin e kaluar, ai u pezullua për gabime skandaloze, në ndeshje të një pas njëshme. Vec lidhjeve farefisnore me drejtorin e Kukësit, Ramadan Ndreu, personi në fjalë nuk ka shkelur më shumë se dy herë në vitin e fundit në fushën e lojës.
Flamurtari F.C i kerkon FSHF-së zevendësimin e menjëhershëm të këtij gjyqtari, dhe marrjen e masave, për të mos përsëritur marrëdhënien e gabuar të sezonit të kaluar me klubin tonë”.(Telesport)
Flamurtari ka shumë shumë të drejtë!
Safet Gjici është dallaveraxhiu më i madh i supetligës shqiptare që po e shkatërron gjithë furbollin shqiptar.
Ai ble jo vetëm gjyqtarët e ndeshjeve të tij,por dhe gjyqtarët që gjykojnë ndeshjet ku luajnë skuadrat që e rivalizojnë.
Vjet,Gjici,duke parë Flamurtarin si skuadrën më rivale për vendin e II,ja bleu gjyqtarët të cilët në çdo ndeshje i bënë padrejtësi flagrante Flamurtarit deri sa e zhytën.
Morali i futbollistëve ra për tokë pasi e dinin se ata sido që të luanin nuk fitonin dot.
Ju kujtohet audi skandali kur menaxheri i Gjicit i kërkonte Vilës së Partizanit që ta shiste ndeshjen me marifet.
Kjo është top maja e pisllëqeve t Gjicit që doli aksidentalisht.
Të tjerat meren me mend.