Trondit sulmuesi: Kisha frikë se do vdisja në gjumë si Davide Astori

2 Nëntor 2018, 10:10Sport TEMA

E keqja është tashmë prapa, por muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për Josip Ilicic, sulmuesin slloven të Atalanta-s.

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ai rrëfen se kishte frikë nga më e keqja për shkak të një infeksioni bakterial, që e goditi.

“Ajo që ndodhi me Davide Astori më qëndroi në kokë përditë.

Nuk mund të flija, sepse gjithmonë mendoja për këtë.

Dhe kur isha sëmurë në verë, me të vërtetë mendova se mund të vdisja edhe unë.

Isha i frikësuar. Gjithnjë i thoja vetes: A do të zgjohem nesër në mëngjes? A do ta shoh më familjen time?

Ishte një kohë, kur kisha frikë të rrija në shtrat dhe të flija gjumë. Kjo më ka ndodhur disa muaj e javë më parë”.

Më tej, slloveni shpjegon:

“E dija se ka njerëz me të njëjtin problem, që kishin përfunduar deri në koma.

Te mua, infeksioni bakterial mbeti i kufizuar në nyjet limfatike të qafës, por te njerëzit e tjerë është zgjeruar. Nëse mendoja për këtë…”

Ajo që ka ndodhur e ka ndryshuar dukshëm Ilicic në fushë, por mbi të gjitha në jetë:

 “Le të themi që shoh përtej futbollit, bëj punën time në terren, pastaj kthehem në shtëpi te të dashurit dhe gjithmonë i dua në anën time. Shumëçka ka ndryshuar, tani jetoj më mirë”.

Së fundi, Ilicic konfirmon se mendoi për lamtumirën e futbollit: 

“Ndalova së pari futboll në TV, vetëm mendoja për familjen, për të shpëtuar veten dhe për t’u bërë mirë.

Në një moment dyshova se mund të kthehesha për të ecur si një njeri normal, madje as për të luajtur më si futbollist…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje