Paul Pogba: Në “Juventus Stadium” ndihem si në në “Old Trafford'

2 Nëntor 2018, 15:27Sport TEMA

Paul Pogba do të rikthehet javën e ardhshme në “Juventus Stadium” kësaj rradhe si kundërshtar pasi Man. United do të luajë kundër bardhezinjve për Ligës së Kampionëve.

25 vjeçari u bashkua me Unitedin nga Juventusi në gusht të vitit 2016 me një shifër të majme në atë periudhë që ishte 89 milionë paund.

Në një intervistë për Uefa.com, Pogba tha se sfida në Grupin H përballë Juventusit do të ishte një takim i vështirë dhe shumë emocional, për atë.

“Ka shumë emocione të përfshira. Atje jam zhvilluar si lojtar dhe kam respekt të madh për klubin. Unë gjithashtu e shoh atë si stadiumin tim – e di që jam në shtëpi kur jam në Old Trafford, por gjithashtu ndjehem po si në shtëpi kur kthehem te Juve”, u shpreh francezi.

Paul Pogba shënoi 34 gola në 178 ndeshje për Juventusin gjatë kohës së tij katërvjeçare në klub dhe ndihmoi skuadrën të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015 para se të transferohej në Manchester.

Ai u përball me klubin e tij të vjetër gjatë ndeshjes së tyre në Old Trafford në tetor, ku Juventusi fitoi 1-0.

Pogba tha se ai mbante kontakt me shumë nga shokët e tij të mëparshëm, duke përfshirë bashkatdhetarin Blaise Matuidi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje