Marco Verratti është ndalur nga ana e policisë franceze mes mbrëmjen së të martës dhe të mërkurës pasi ishte në gjëndje të dehur.
Mesfushori italian i PSG iu nënshtrua testit të alkoolit të cilat ishin më të larta se kufiri i caktuar (0.49 mg / l me një prag maksimal prej 0.25mg / l) nga ligji transalpin.
Ai u mbajt prej më shumë se tre orë nga ana e policisë franceze dhe më pas u lirua, por ai do të dal në gjyq gjatë javëve të ardhshme.
Menjëherë pas këtyre veprimeve, Marco Verrati u kërkoi falje drejtuesve dhe shokëve të PSG-së, por ndoshta do të sanksionohet për mosrespektimin e kodit të etikës së klubit. (TemA)