FOTOT: “The Boss”, lojtarët e Leicester i japim lamtumirën presidentin e tyre

2 Nëntor 2018, 16:43Sport TEMA
FOTOT: “The Boss”, lojtarët e Leicester i japim lamtumirën

Skuadra e Leicester u kthye në stadium “King Power” për të përkujtuar për herë të fundit viktimat që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në mëngjesin e së premtes – ku ata vendosën kurora të reja që lexonin ‘The Boss’ për pronarin Vichai Srivaddhanaprabha.

Srivaddhanaprabha vdiq pak pas barazimit 1-1 të së shtunës me West Ham kur helikopteri i tij u rrëzua jashtë stadiumit King Power në një incident ku mbetën të vdekur dhe katër persona të tjerë.

Skuadra, e udhëhequr nga portieri Kasper Schmiechel, kryen homazhet për herë të fundit  para se të grumbulloheshin në vigjilje të ndeshjes së fundjavës, ku mbanin shtatë kurora të reja, të cilat shkruan “The Boss”.

Lojtarët ishin dukshëm shumë të tronditur pas ndarjes nga jeta të presidentit të tyre.

Vichai Srivaddhanaprabha shkroi historinë me skuadrën e Leicester City duke fituar për herë të parë titullin e “Premier League” në sezonin 2015-2016. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje