Lojtari i kombëtares daneze Nicklas Bendtner, dënohet me 50 ditë burg pas sulmit të një taksisti

2 Nëntor 2018, 16:55Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares së  Danimarkës, Nicklas Bendtner, është dënuar nga Gjykata për sulmin e ushtruar ndaj një shoferi taksie.

Gjykata e Kopenhagenit në vendimin e saj vendosi që Bendtner të dënohet me 50 ditë burg.

Avokati i sulmuesit 30-vjeçar, i cili luan për skuadrën norvegjeze Rosenborg, ka apeluar dënimin, shkruan “The Guardian”.

Bendtner ka qenë pjesë dhe e skuadrës së Arsenalit në mes të vitit 2005 dhe 2014.

Ai gjithashtu ka luajtur dhe me Wolfsburgin, Nottingham Forest dhe klubin norvegjez Rosenborg që kur u largua nga Londra.

Ai ka shënuar 30 gola në 81 ndeshje për Kombëtaren e Danimarkës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje