FSHF: Përfundimi i "Arenës Kombëtare" në rrezik

3 Nëntor 2018, 18:29Sport TEMA

Kur dukej se gjithçka po shkonte më së miri për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”, nga Federata Shqiptare e Futbollit vjen një lajm i cili tregon se përfundimi i stadiumit është në rrezik.

Sipas qeverisë së futbollit në vend, Ministria e Financave, refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në këtë impiant, duke bërë që të jenë 2 milionë euro mangut, të nevojshme për projektin.

FSHF ka kërcënuar se do t’i drejtohet gjykatës për këtë vendim.

Njoftimi

Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.

Gjithsesi FSHF do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern!

1 komente në “FSHF: Përfundimi i “Arenës Kombëtare” në rrezik”

  1. Bardhyli says:

    O Armando Duka o ndyresira e Shqiperise, per ty nuk ka fjale ça qelbesire qe je, sa i ndyre je o balene ndyresie, nuk u ngope tu shit ndeshjet e Shqiperise e tu vjedh FSHF-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje