Tjetër ndalesë e papritur e Bayernit, këtë herë ndaj Frieburgut në “Allianz Arena”. 1-1 përfundoi ky takim, me dy golat, një për çdo skuadër, që u shënuan në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt.
Në të 80-ën, Gnabri befasoi portierin Schwolowme një goditje të saktë brenda zonës, duke i dhënë epërsinë e përkohshme Bayernit, falë edhe mefshtësisë së miqve në fazën mbrojtëse.
Bayerni mendoi ndoshta para kohe se e kishte siguruar fitoren, pasi në minutën e 89-të Holer ktheu baraspeshën, me rezultatin që mbi i pandryshuar edhe në shtesë.
Përfiton nga ndalesa e Bayernit Borussia e Dortmundit, që fitoi në transfertë ndaj Wolfsburgut me gol të Reus.
Verdhezinjtë me këtë sukses e çojnë në 4 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt, që janë bavarezët e Bayernit, shkruan “SS”.
Në takimet e tjera Leverkuseni dështoi në shtëpi ndaj Hoffenheimit me rezultatin 1-4, Schalke kaloi 3-1 Hannoverin, ndërsa Augsburg-Nurnberg u mbyll 2-2.