Mediat belge: E ardhmja e Kristal Abazaj, larg Anderlecht

4 Nëntor 2018, 15:07Sport TEMA

Trajneri i Anderlecht po mendon te largojë Kristal Abazajn. Hein Vanhaezebrouck, sipas asaj që raporton “Voetbalniuws.be”, ka menduar që ta largojë ish-futbollistin e Luftëtarit.

Pak ditë më parë, mediat në Belgjikë raportonin se Abazaj është mes katërshes që mund të largohet në janar, ndërkohë që ditën e sotme raportohet se kjo listë është zgjeruar dhe në dyshim janë plot 10 futbollistë.

Nga këto 10, 7-8 pritet që të largohen në formë huazimi për të provuar gjetjen e minutave dhe për të arritur formën në një skuadër tjetër, ndërsa e kundërta është për Abazajn.

“Në sulm ka pak alternativa, por Kristal Abazaj dhe Luka Adžić nuk janë opsione për Hein Vanhaezebrouck. Ata nuk duket se kanë të ardhme në Bruksel dhe një huazim apo edhe shitje përfundimtare është e negociueshme. Jo çdo lojtar do të largohet nga Anderlechti, por pas vitit të ri, klubi mund të jetë aktiv në merkato. Kjo do të thotë se një numër i konsiderueshëm futbollistësh nuk janë më të nevojshëm dhe do të lirojnë vend për përforcime të reja”, shkruajnë mes të tjerash mediat belge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje