Rayo Vallecan ka shkuar shumë afër mrekullisë, por në fund nuk ka arritur ta realizojë atë. Bardhekuqtë, në fakt, janë mposhtur 3-2 në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në shtëpi kundër Barcelona-s.
Luis Suarez ka kaluar në avantazh katalanasit në minutën e 11-të të ndeshjes pas një asisti të bukur nga Jordi Alba. Reagimi i vendasve ka ardhur pas 20 minutash, me goditjen e Pozo që ka përfunduar për pak jashtë.
Mesfushori i Rayo nuk ka bërë të njëjtin gabim në minutën e 35-të, kur ka mposhtur portierin Ter Stegen me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone.
Gjithsesi, miqtë kanë patur mundësinë të ktheheshin në avantazh katër minuta para fundit të pjesës së parë, por goditja e Luis Suarez është ndalur nga shtylla e djathtë.
Përmbysja e befasishme e Vallecano ka ardhur në minutën e 57-të, me Alvaro Garcia që ka shënuar me portën e boshatisur pasi goditja e Tomas me kokë përfundoi në shtyllë.
Kur mendohej se vendasit do të merrnin tri pikët, katalanasit kanë arritur të përrmbysin gjithçka me Dembele dhe Luis Suarez. Francezi ka barazuar në minutën e 87-të, teksa uruguaiani ka fiksuar shifrat në 3-2 në të 90-ën.
Barcelona kryeson klasifikimin me 24 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, ndërsa Rayo mbetet në vendin e parafundit me 6 pikë.