Figo tregon transferimin te Interi dhe përplasjet me Mancinin

4 Nëntor 2018, 14:44Sport TEMA

Luis Figo feston sot ditëlindjen e tij të 46, teksa i ftuar si analist për transmetuesin e Serisë A DAZN, ka dhënë edhe një intervistë, ku ka zbuluar detaje mbi transferimin e tij në Serinë A, kur iu bashkua Interit në verën e vitit 2005.

“Ishte një ritakim me Morattin, që më bindi të pranoja ofertën e Interit. Massimo mbetet edhe sot si një baba për mua dhe bëra shumë mirë që pranova ofertën, pasi te Reali nuk po kalojë një moment shumë të mirë. Megjithatë nuk ka qenë gjithçka lule dhe trëndafila, pasi kam pasur edhe unë problemet e mia. Mancini, ka qenë ai që ka vendosur më shumë në siklet, më ka turpëruar gjatë kësaj eksperience”, deklaroi Figo.

Portugezi gjithsesi pranon se tashmë nuk ka asnjë mëri me teknikun e përfaqësueses italiane, zbulon dy miqtë e tij më të mirë, që ka nga bota e futbollit dhe flet për të ardhmen e Interit, nën drejtimin e Suning.

“Mancini tashmë ka një rol të rëndësishëm në futbolin italian dhe i uroj gjithë të mirat, Nuk ka më qejf-mbetje, pasi ka kaluar çdo gjë. Miqtë e mi më të mirë janë Javier Zanetti dhe Ibrahimoviç, ndonëse për këtë të fundit më vjen keq që nuk e fitoi asnjëherë Championsin, apo ndonjë trofe individual. Sa i përket Interit, drejtimi i Suning deri tani është një “e panjohur”, por shpresoj që të investojnë për të krijuar një shoqëri të fortë, siç e kërkon tradita dhe historia e këtij klubi”, tha portugezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje