Chelsea ka marrë fitoren e radhës në kampionatin anglez pasi ka mundur me rezultatin 3-1 Crystal Palace në “Stamford Bridge”.
Një sukses ky që i ka dhuruar skuadrës së Maurizio Sarri-t vendin e dytë në renditjen e Premier League.
“Blutë”, në fakt, janë në kuotën e 27 pikëve pas 11 javëve të para, vetëm dy larg kryesuesve të Manchester City.
Golat e fitores për skuadrën e Sarrit u shënuan nga ana e Moratës që shënoi një dopietë dhe Pedros, ndërsa goli i vetëm për Crystal Palace u shënua nga Towensed.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City ka fituar me goleadë dhe ngjitet i vetëm në krye të Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 6-1 në shtëpi përballë Southampton, duke shënuar katër herë në pjesën e parë dhe 2 herë në të dytën. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Ings në minutën e 30-të.
Goleda u hap me një autogol të Hoedt. Sterling shkëlqeu në këtë takim, duke gjetur plot 2 herë rrugën e rrjetës, ndërsa Aguero, Silva dhe Sane vulosën rezultatin përfundimtar të takimit.