Finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit luhet në... Arabinë Saudite

5 Nëntor 2018, 12:20Sport TEMA

Finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit do të luhet më 16 janarin e ardhshëm, ditën e mërkurë në Gedda.

Mes hipotezave për datën e kësaj përballjeje ishte edhe 12 janari, por që u hodh poshtë menjëherë, duke qenë se në atë ditë do të luhet takimi Arabi Saudite – Liban i vlefshëm për Kupën Aziatike të Kombeve.

Organizatorët duan që e gjithë vëmendja të jetë në këtë takim, për këtë arsye vendosën që sfida të luhet pas 4 takimesh, në mënyrë që të evitohen shpërqendrime dhe vëmendja të jetë te Superkupa e Italisë.

Organizatorët duan që stadiumi “King Abdullah Sports City”, me kapacitet 62 mijë vende të jetë i mbushur plot. Bardhezinjtë dhe kuqezinjtë do të ndajnë një çmim prej 7 milionë eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje