Çdo muaj “Cies Observatory Football”, grupi i kërkimit që publikon studime, analiza dhe statistika mbi botën e futbollit, ka përditësuar listën e lojtarëve më të shtrenjtë të botës në bazë të një algoritmi.
Dhe është Kylian Mbappe lojtari që vlen më shumë, 216.5 milion euro, një shifër që përputhet me 180 milion eurot që PSG pagoi te Monaco për ta bërë për vete.
Pas tij qëndrojnë Harry Kane dhe Neymar, të cilët vlejnë respektivisht nga 197 milion euro. Shifra që tregojnë vlerën e vërtetë të lojtarëve duke marrë në konsideratë një seri faktorësh si mosha, roli, klubi i origjinës, prezencat, golat, dhe kohëzgjatja e kontratës.
Në listën e dhjetë më të mirëve natyrisht që nuk ndodhet asnjë lojtar italian, por është një nga Serie A: nuk është Cristiano Ronaldo, i penalizuar për faktorin anagrafik, por është Paulo Dybala, argjentinasi ka vlerën 155.6 milion euro.
Në klasifikim janë Salah, Coutinho, Messi, Sterling, Lukaku dhe Griezmann.
10 lojtarët më të shtrenjtë në botë
Kylian Mbappé (PSG): 216,5 milion
Harry Kane (Tottenham): 197,3 milion
Neymar (PSG): 197 milion
Mohamed Salah (Liverpool): 173 milion
Philippe Coutinho (Barcelona): 171,3 milion
Lionel Messi (Barcelona): 170,6 milion
Raheem Sterling (Manchester City): 164,6 milion
Lukaku (Manchester United): 164,3 milion
Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 157,7 milion
Paulo Dybala (Juventus): 155,6 milion