Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull, nuk u interesoni si… individë!

5 Nëntor 2018, 19:58Sport TEMA

22 qershor 2018… Jemi në stadiumin modern të Kaliningradit. Ka hyrë minuta e 90-të e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për grup… Një pasim i ardhur nga mesfusha nga Gavranovic bën që djaloshi i lindur në Gjilan, kur Kosova ende përkundte ëndrrat dhe dëshirën për t’u shpallur e Pavarur, të vrapojë drejt portës kundërshtare, duke mos e larguar topin nga këmbët e tij.

Deri kur, i futur brenda zonës së rreptësisë, do të kalojë poshtë këmbëve të portierit Stojkoviç atë top që do të përfundojë në rrjetë.

Më pas, festa me shqiponjë dedikuar të gjithë shqiptarëve të kudondodhur, një gjest identik me atë që bashkëkombësi Granit Xhaka bëri në minutën e 52-të. Emocionet e atij momenti marrin dhenë dhe mbërrijnë në çdo cep të rruzullit.

Gëzon Kosova, gëzon Shqipëria dhe gëzon Zvicra. Gjunjëzohen në Serbi: dy shqiptarë i kanë shënuar dhe më pas kanë hapur krahët e shqiponjës dykrenore, simboli ynë kombëtar.

Ajo që do të vijojë më pas është një pëlhurë mediatike, një lobim i jashtëzakonshëm serb, që mbërrin deri në institucionet e larta helvete dhe te FIFA.

Kërkohet “koka” e dy shqiptarëve, por Shaqiri dhe Xhaka vetëm gjobiten për gjestet e tyre. Eshtë një “kockë” që “lëpin” Serbia, e cila u përpoq si një lango të kafshonte atë që nuk mundi të bëjë kurrë: krenarinë e shqiptarit!

Për shqiptarët, ajo festë ishte vetëm goli i radhës… Sepse, ndeshja ishte fituar shumë vite më parë, në tetor të 2014-ës, kur në Beograd, droni që mbërriti nga qielli goditi në tokë! Shqipëria e Madhe dhe Ismail Qemali e Isa Boletini të vizatuar në të. Luhej Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2016.

Në Francë ne shkuam, ndërsa Serbia qëndroi në shtëpi. Provuan në çdo mënyrë të fshihnin të vërtetën e hidhur që buronte nga racizmi dhe nacionalizmi i tyre i sëmurë.

Provoi edhe Michel Platini të heshte, por në Lozanë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e pavarur nga UEFA dhe FIFA, goditi fort me çekiç: 3 pikë për Shqipërinë.

Gjithë Serbia u vu në ndjekje të një personi: Ismail Morina, ose ndryshe “Ballisti”. E kërcënuan me jetë, ngritën një “ushtri” mediatike, si një qen i tërbuar të cilit i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë marrë ushqimin. Nuk ia dolën dot… Kur shorti i Champions vendosi përballë Liverpool me Crvena Zvezda, menjëherë nisi të flitej për një duel jashtë fushe: Shaqiri kundër tifozerisë serbe.

Në “Anfield”, madje, disa serbë e shanë në kor në gjuhën gjermane. Ndërsa, tani e prisnin në “Maracana” të Beogradit. Për “raundin” e hakmarrjes.

Një hakmarrje që nuk do t’i serviret, pasi Jurgen Klopp dhe Liverpool kanë vendosur më mirë që Shaqiri të mos udhëtojë në transfertën serbe.

Edhe pse do të kishte dashur të luante dhe shënonte, duke ripërsëritur shqiponjën, Shaqiri do të duhet të qëndrojë në Angli dhe ta ndjekë nga TV. Më mirë kështu, për serbët. Ndryshe, do të përjetonin një tjetër makth, që ka nisur në vitin 2014 dhe vijon edhe sot.

Shaqiri dhe Xhaka i treguan vendin si popull në shtëpinë e “vëllait” Rusi. Mjafton dhe tepron. Shikim të mbarë të dashur serbë dhe hapni sytë, se mos nga qielli ngrihet hija e një shqiponje në fluturim…(Telesport)

8 komente në “Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull, nuk u interesoni si… individë!”

  1. Albani says:

    Çfar,nuk ka autor shkrimi?

    1. Flm says:

      O Popull Mesjetar boll me provokimet … c’far kerkoni o pula-sha te filloj prap Zvicra dhe FIFA me masa disiplinore qe te “veni mend”.
      ###
      Si nuk u ndergjegjesuat 1 here, ti shtrohemi punes, te regullojme karakterin e dhier si Shqiptar … kjo eshte Atdhetarizem dhe jo te gezojme qe i “ngordhi lopa” fqinjit.
      ###
      U katandisem si popull te kemi “lidershipa shpirteror” kok-shtypuret Xhacka e Shaqiret, qe trurin e kane si topi pa rrudha.

  2. AC/DC says:

    Lejini keto ka….lliqe dhe beni dicka te hajrit Rraca me jot ne bote

    1. Reflection says:

      Rraca me jot Apo me yatch..? Oh t keqen ore pidhja i karispidhit… Erdhet te merrnit veriun e epirm e c ndodhi, u kthyet me nje xhenaze.

  3. Atdheu says:

    Shkrim i bukur.

  4. turi says:

    o zot ca shkrimi idiot. na mbyti injoranca

  5. marku says:

    Ky sikur ishte “tradhetar” apo sipas rastit.Na rrofte shtiza se flamujt i nderrojme sipas qejfit! Cjane kate hartime idiote!

  6. Krio says:

    nivel i ulet injorant. Shaqiri esht lojtar i madh dhe nuk ke pse e ngaterom me shovinizma.
    ai esht patriot jo shovinist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje