Superiorja, pa pushime. Tirana-Kukësi hap javën e 12 të martën

5 Nëntor 2018, 17:06Sport TEMA

Ende pa rikuperuar gjendjen fizike nga humbjet e fundjavës së shkuar, Tirana dhe Kukësi do të përballen me njëra-tjetrën në një lojë nervash, që pritet të ketë edhe një impakt sportiv në këndvështrime të ndryshme për secilën skuadër.

Bardheblutë vazhdojnë serinë e rezultateve jo të mira, pavarësisht një tjetër fryme në skuadër dhe një loje më të mirë. Përmbysja e rezultatit në ndeshjen e fundit iu humbi jo vetëm takimin bardhebluve, por edhe besimin te fitoret e ndeshjeve.

Këtë herë, përballë tyre është një tjetër kundërshtar i fortë, si Kukësi, që nga ana e tij synon vendet e para të klasifikimit.

Në ndeshjen e fundjavës, verilindorët u mundën nga Flamurtari në Kamëz, duke humbur ritmin e kryesuesve të Kategorisë Superiore, e përballja me Tiranën merr një rëndësi më të madhe, edhe pse shkalla e vështirësisë rritet, nisur nga kriza e bardhebluve dhe domosdoshmëria për pikë.

Ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet ditën e martë në “Selman Stërmasi”, si hapësja e javës së 12 të Superiores, ndërkohë që ditën e mërkurë do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të tjera.

I vetmi takim i shtyrë, për shkak të infrastrukturës, është ai mes Laçit dhe Skënderbeut, që nuk do të luhet këtë javë por në një datë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje