Ibrahimovic: Premier League i mbivlerësuar, më imagjinoni aty 25 vjeç

5 Nëntor 2018, 22:20Sport TEMA

Prej disa vitesh, Premier League konsiderohet si kampionati më i fortë në botë.

Por Zlatan Ibrahimovic ka diçka për të saktësuar:

“Premier League më ka pëlqyer, e gjeta shumë stimuluese dhe eksituese.

Edhe pse nga kënvështrimi cilësor, i cilësisë individuale, i teknikës, është disi i mbivlerësuar”.

Deklaratë e fortë kjo e suedezit në një intervistë të dhënë për “Four Four Two”.

“Por ritmet janë të larta. Edhe pse je më i miri, nëse nuk ruan atë ritëm, nuk mund të kesh sukses. Futbolli anglez pati fatin që unë nuk shkova të luaj aty 10 vite më parë.

Sepse nëse kam bërë atë që bëra në moshën 35-vjeçare, imagjinoni sikur të kisha qenë aty në moshën 25-vjeçare…

Me dhjetë vite më pak do të kishte qenë një histori tjetër. Thonin se shkova atje në karrige për invalid, ndërkohë që në përfundim ishte gjithçka e kundërt.

Jam shumë krenar që shkova te Manchester United, ishte klubi i duhur.

Do të ndihem gjithmonë i lidhur me tifozët e United”, deklaroi Ibrahimovic.

 

2 komente në “Ibrahimovic: Premier League i mbivlerësuar, më imagjinoni aty 25 vjeç”

  1. Bambi says:

    Ibra eshte dhe ka qene lojtar i shkelqyer po ka shume pordhe dhe eshte dembel ne fushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje