Kombëtarja e Skocisë ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe Izraelit.
Trajneri i Skocisë ka grumbulluar sulmuesit Stiven Fletcher dhe Matt Phillips që janë rikthyer në ekip tek skuadra e Skocisë pasi trajneri Alex McLeish është pa disa futbollistë kryesorë, përfshirë sulmuesit Steven Naismith dhe Leigh Griffiths dhe mbrojtësi John Souttar.
Skoci do të përballe me Shqipërinë më 17 nëntor dhe tre ditë më vone do të luajë kundër Izraelit.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja e Skocisë. (TemA)