Superiorja, Partizani dhe Skënderbeu kërkojnë vazhdimsinë pozitive

6 Nëntor 2018, 16:21Sport TEMA

Java e 12-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet ditën e nesërme me katër takimet e fundit – ku nuk mungojnë dhe duelet interesante.

Partizani do të kërkojë vazhdimsinë në transfertë kundër Kastriotit. Të kuqtë kanë një duel të lehtë në letër, por trajneri Skënder Gega ka kërkuar përqëndrim maksimal për të arritur objektivin.

“Besoj se gjërat po shkojnë shumë mirë, jemi stërvitur kemi analizuar edhe ndeshjen e luajtur ndaj Kamzës . Kemi punuar të marrim masat për takimin ndaj Kastriotit . E kemi ndjekur takimin e fundit që Kastrioti ka luajtur ndaj Skënderbeut , është një ekip për tu vlerësuar dhe aspak nënvlerësuar. Për këtë sfidë shkojmë me një pikësynim të qartë pra nuk nuk ka asgjë të lehtë edhe pse mund të duket në letër”, tha Gega.

Laçi-Skënderbeu do të jetë një tjetër sfidë mjaft e luftuar ku që të dyja ekipet do të kërkojnë marrjen e tre pikëve. Sfida që do të luhet në “Selman Stermasi” vendos përabllë dy skuadra të cilat do të kërkojnë një rezultat pozitiv – pasi që të dy skuadrat vijnë nga fitoret.

Flamurtari do të presë në Vlorë Luftëtarin i cili po kalon një periudhë rezultatesh negative. Të besuarit e Ilir Dajës janë dukshëm favoritë për të marrë fitoren pas një triumfi mjaf të rëndësishëm kundër Kukësit.

Dueli i fundit do të jetë mes Kamzës dhe Teutës – ku tre pikëshi për vendasit do të jetë jetik për të mos rënduar dhe më shumë pozitat në tabelën e renditjes, ndërsa për bregdetarët synimi do të jetë mos dalja pa pikë nga ky duel. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje