VIDEO: Mesfushori i Kombëtares bëhet hero, i shpëton jetën kundërshtarit

6 Nëntor 2018, 14:29Sport TEMA

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë një gjest heroik në ndeshjen e fundit ndaj Universitatea Craiova në kampionatin rumun.

Ai i ka shpëtuar jetën kundërshtarit, i cili mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasje në fushën e lojës.

Valentin Mihaila, mbeti pa ndjenja në fushë pas një goditje në nofull, ndërsa Qaka jo vetëm ishte i pari që reagoi duke thirrur mjekët të ndërhynin, por edhe shkoi me shpejtësi te 18-vjeçari dhe e ktheu me shpejtësi në krah.

Një lëvizje e tillë është e këshillueshme në raste të tilla pasi ndihmon në lirimin e frymëmarrjes e cilësohet si vendimtare në rastet e para dhe Qaka veproi para mbërritjes së mjekëve pranë lojtarit të shtrirë pa ndjenja.

Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Ndaj me siguri Qaka ka dalë i lumtur nga fusha e lojës edhe pse ekipi i tij u mund me shifrat 3-0. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se një ndeshje futbolli.

1 komente në “VIDEO: Mesfushori i Kombëtares bëhet hero, i shpëton jetën kundërshtarit”

  1. SHQIPTAR says:

    Ky mesfori jone si e ka mbiemrin Qaka apo Kaka.Po pse more plehra e deformoni gjuhen shqipe ai e ka Caka ndersa ju pederastet e paguar e beni Qaka.Shkaterrimi i kombit fillon me shkaterrimin e gjuhes dhe ju pa frike qe jeni te paguar ore muter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje