VIDEO: Champions League, Interi barazon me Barcelonën, nuk ka fitues në “San Paulo” mes Napolit dhe PSG-së

6 Nëntor 2018, 22:57Sport TEMA

Interi dhe Barcelona nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në sfidën e zhvilluar në “San Siro” duke u ndalur në shifrat 1-1.

Nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga tifozeria vendase, Interi arriti që të ndal humbjen e dytë përballë katalansve të cilët edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk arritën dot që të ruanin epërsië.

Golin e parë të takimit e shënoi Malcom në minutën e 83-të të ndeshjes, por gëzimi i miqve nuk do të zgjaste shumë pasi vetëm pas katër minutash bomber argjentinas Mauro Icardi barazon gjithçka.

Një barazim që e mban skuadrën e Barcelonës në krye të klasifikimit me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa zikaltërit renditen në vendin e dytë me 7-pikë, tre më shumë se Tottenhami që fitoi në fushën e saj kundër PSV-së.

Edhe sfida tjetër e zhvilluar në “San Paulo” mes Napolit dhe PSG-së nuk dhuroi asnjë fitues pasi që të dyja ekipet barazuan me rezultatin 1-1.

Kampionët e francës ishin ata që zhbllokuan shifrat të parët në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Bernat që shënoi pas një rrëmuje në zonë.

Por, pjesa e dytë do të niste më mirë për vendasit që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Insinje që barazoi fal një 11 metërshi.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit më të dyja ekipet që marrin nga një pikë.

Një barazim që e bën akoma dhe më emocionues çështjen e kualifikimit në Grupin C pasi ekipet kanë shumë pak diferencë pikësh me njëra tjetrën.

Napoli mban vendin e parë me 6-pikë, po aq sa ka dhe PSG-ja, ndërsa Liverpuli renditet në vendin e tretë me 5-pikë dhe në fund Crvena Zvezda me 4-pikë.

Më poshtë golat në takimin Napoli-PSG dhe rezultatet e mbrëmjes së sotme. (TemA)

Monaco – Club Bryzh 0-4

Crvena Zvezda – Liverpul 2-0

Atletiko Madrid- Dortmund 2-0

Porto- Lokomotiva e Moskës 3-1

Inter- Barcelona 1-1

Napoli – PSG 1-1

Schalke – Gallatasaray 2-0

Tottnham – PSV 2-1

Napoli – PSG 1-1

Goli i shënuar nga Bernat

Goli i shënuar nga Insinje

1 komente në “VIDEO: Champions League, Interi barazon me Barcelonën, nuk ka fitues në “San Paulo” mes Napolit dhe PSG-së”

  1. Prasi says:

    E keni ngaterruar pak se ne vend te pare eshte liverpuli me 6 pike po me golavarazh me te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje