VIDEO: Surprizat e Champions, Crvena Zvezda leksion Liverpulit, Bryzhi shkatërron Monakon

6 Nëntor 2018, 20:47Sport TEMA

Crvena Zvezda ka tronditur skuadrën e Liverpulit duke i shkaktuar një humbje mjaft të rëndë në ndeshjen e zhvilluar në Serbi.

Vendasit marrin fitoren e parë në Grup përballë favoritëve kryesorë duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Milojevic të cilët shënuan dy herë përballe “The Reds” dhe arritën mjaft mirë që të administronin rezultatin.

Të dy golat e fitores për skuadrën e Crvena Zvezdës i shënoi Pavkov në pjesën e parë në minutat e 22-të dhe 29-të.

Ndërkohë, një humbje e papritur për ekipin e Liverpulit që nuk arriti dot që të konsolidojë pozitat në renditje për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në raundin tjetër.

Me këtë humbje ekipi i Jurgen Kloop mban përkohësisht vendin e parë me 6-pikë të grumbulluara, ndërsa Crvena Zvezda renditet në vend të fundit me 4-pikë duke e bërë edhe me emocionues çështjen e kualifikimit në Grupin C.

Ndërkohë, në takimin tjetër Monaco u turpërua në fushën e saj përballë Club Bryzhit pasi u mposht me rezultatin e thellë 0-4.

Skuadra belge mori fitoren e parë në Grupin A duke zhvilluar një 90-minutësh mjaft të mirë përballë rivalëve të tyre në transfertë.

Golat e Club Bryzh u shënuan nga ana e Vanaken që shënoi në dopietë, Ëesley dhe Vormer që vulosi shifrat në 0-4.

Pas kësaj fitoreje Club Bryzh ngjitet në vendin e tretë me 4-pikë, ndërsa Monaco pozicionohet në vendin e fundit me 1-pikë.

Më poshtë golat e shënuar në ndeshjen Crvena Zvezda – Liverpul. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Pavkov

Goli i dytë i shënuar nga Pavkov

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje