Neymar flet “pa respekt” për arbitrin e ndeshjes Napoli-PSG

7 Nëntor 2018, 10:07Sport TEMA

Neymar kritikoi gjyqtarin Bjorn Kuipers pas barazimit 1-1 të PSG me Napolin, duke u shprehur “pa respekt” për të, pas një kartoni të verdhë, në minutën e 90-të.

Braziliani, i cili ishte në mesin e performuesve më të mirë të PSG gjatë kësaj sfide, u ndëshkua me të verdhë në kohën e ndalimit të lojës, ndërsa priste të gjuante një goditje të lirë.

Neymar i bëri shenjë Kuipersit për të treguar se lojtarët e Napolit nuk ishin vendosur (në mur) në distancën e duhur, por mori si përgjigje kartonin e verdhë.

Ylli i kampionëve të Ligue 1 u përgjigj me një duartrokitje sarkastike ndaj incidentit: “Arbitri më tregoi diçka, që nuk duhet dhe nuk ishte e respektueshme”.

Pika dhe humbja e Liverpool në Beograd ishin të mjaftueshme për ta mbajtur PSG në garë për kualifikim, pasi kampionët francezë kanë pesë pikë nga katër ndeshje, në Grupin C.

Napoli dhe Liverpool kanë nga gjashtë pikë, në krye të grupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje