VIDEO/ Pjerin Ndreu reciton vargjet e Migjenit në Lezhë, Rama batuta me deputetin: Mirëkuptoni emocionet e mia kur shoh një ish- polic që reciton poezi

8 Nëntor 2018, 16:27Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu, gjatë fjalës së tij në fushatën për anëtarësimet e reja në Lezhë, ka recituar disa vargje të Migjenit.

Ligjvënësi tregoi se me Ramën është njohur kur ai ishte polic dhe kryeministri nuk mund të ikte nga Lezha pa disa vargje të Migjenit.

Rini thuaja këngës ma të bukur që din ti, thuaja kanges, rini, pash syt e tu…” recitoi Ndreu.

Ndërkohë nuk kishte si të mungonte reagimi i kryeministrit i cili shkëmbeu një batutë.

“Mirëkuptoni emocionet e mija pasi një ish- polic reciton poezi”, tha kryeministri Rama.(TemA)

1 komente në “VIDEO/ Pjerin Ndreu reciton vargjet e Migjenit në Lezhë, Rama batuta me deputetin: Mirëkuptoni emocionet e mia kur shoh një ish- polic që reciton poezi”

  1. nexhua says:

    Z k.minister!E para P.Ndreu nuk eshte nje ish-polic ,por nje ish-kuader i larte policie ,oficer dhe nje student sh.i mire.Dhe tjetra, pse qenka cudi qe nje i tille apo qofte edhe polic te recitoje poezi te Migjenit etc.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje