FOTOT/ Sulm me thikë në rrugët e Melburnit, policia: Dyshime për terrorizëm

9 Nëntor 2018, 12:48Bota TEMA
FOTOT/ Sulm me thikë në rrugët e Melburnit, policia: Dyshime

Disa persona janë qëlluar me thikë në rrugët e Melburnit, në një ngjarje që policia po e heton në cilësinë e një sulmi terrorist.

Autori i sulmit ka qëlluar me thikë tre persona, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre, pasi ka djegur një makinë në rrugën “Bourke”, në Melburn.

Më pas autori i sulmit u qëllua nga policia dhe u dërgua në spital në gjendje kritike, por më pas ndërroi jetë.

“Nuk besojmë se ka kërcënim tjetër në lidhje me këtë ngjarje, të cilën ne po e trajtojmë si sulm terrorist”, bëri të ditur shefi i policisë së Victoria-s, Graham Ashton.

Autori i ngjarjes nuk është i panjohur për policinë. Sipas kësaj të fundit, ai është me prejardhje somaleze dhe pak para ngjarjes po udhëtonte me një automjet që kishte marrë flakë.

Ngjarja vjen në një kohë kur vijon gjykimi ndaj James Gargasoulas, i cili kreu një sulm të ngjashëm vitin e kaluar në të njëjtën rrugë, ku vrau 6 persona. (TemA)

2 komente në “FOTOT/ Sulm me thikë në rrugët e Melburnit, policia: Dyshime për terrorizëm”

  1. F. K says:

    As mos e vini fare ne dyshim, titulli duhet te ishte ‘Feja e paqes godet akoma’

  2. Miri says:

    Mos ndoshta eshte grek, duhet greqianet ta marin trupin e tij dhe ta varrosin sebashku me flamurin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje