Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, sllovenia Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e papranueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.
“Jam e shqetësuar me disa zhvillime dhe deklarata lidhur me liberalizimin e vizave, siç ishte ajo e kancelarit austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Prishtinë. Është e papranueshme sesi disa politikanë po mundohen që të politizojnë edhe më tutje procesin, duke imponuar kushte të reja dhe në këtë mënyrë të vonojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Fajon.
Ajo e ka quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, megjithatë Bashkimi Evropian nuk po vepron.
“Unë insistoj që vendet anëtare të përdorin të njëjtat standarde për Kosovën siç kanë qenë vitet e fundit për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Pasi kushtet të plotësohen ne duhet të ecim tutje. Nëse këto principe vihen në pikëpyetje atëherë ne humbin kredibilitetin”, ka thënë ajo.
Megjithatë, eurodeputetja Fajon ka thënë se ka shpresë që deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm të mund të merret vendimi për liberalizim nëse për këtë ka vullnet politik brenda qeverive të vendeve të BE-së.
“Sapo qeveritë e BE-së të kenë dhënë dritën e gjelbër, miratimi mund të përfundojë me shpejtësi. Shpresoj se kjo të ndodhë deri në fund të vitit ose fare në fillim të vitit të ardhshëm. Ne po hyjmë në zgjedhjet brenda institucioneve të BE-së, Parlamenti dhe Komisioni evropian do të zgjidhen përsëri prandaj si raportuese do të bëjë gjithçka brenda mundësive të mia që kjo të realizohet gjatë mandatit tim. Caku përfundimtar është brenda mundësive prandaj ajo çfarë na duhet tani është guximi dhe vullneti politik. Në Parlamentin Evropian ekzistojnë të dyja por pyetja është nëse ekzistojnë te vendet anëtare”, ka shtuar diplomatja sllovene e Strasburgut gjatë një prononcimi për Radio Europa e Lirë.
Hahahahahahahahha, po e kam thene e sterthene qe ne fillim, Kosova jo gjykaten speciale, po 70 gjykata speciale te bente, jo demarkacionin me malin e zi ( ku ju dhane malit te zi nje pjese e mire e Kosoves) po te gjitha demarkacionet e globit te bente Europa vizat nuk do ja liberalizonte. Kosova mos lodhet shume po te studioje historine e kalvarit te gjysem-liberalizimit te vizave qe arriti Shqiperia dhe aty do kuptoje se kur do piqen fiqte edhe per Kosoven. Europa do nxjerri kushte mbas kushti deri sa te plotesoje planin e saj i cili as nuk fillon e as nuk mbaron me gjkaten speciale, demarkacionin me malin e zi apo shkembimin e territoreve me serbine. Per mua Hashim Thaci dhe parlamenti i kosoves ta pezulloje funksionin e gjykates speciale deri sa te merret nje vendim per liberalizimine vizave.
Znj Fajon, duhet të jetë e drejté!
Fajin nuk duhet hedhur né EU, por, né Kosové.
Ajo, duhet të zhgënjehet si qindra e mijëra shqiptaré/e;
me udhëheqjen mafioze “kosovare” , -e cila i ka kapur të gjitha levat e shtetit fiktiv “Kosovo”:
DREJTËISNÊ,
EKONOMINÉ,
SHTYPIN, RTV e té tjera…
Pse harron znj, Fajon qé HAJNIA E PUSHTETARËVE, KORRUPSIONI, po bën kērdiné…
A nuk i shikon kjo znj, qé hiqet e marré; ato qindra protesta të opozitës së vërtetë, VV?!
Rinia shqiptare po ikê jashtë vendit nga PAPUNËSIA mbi 60%
Si shkon logjika pastaj të
thotë:
“Kosova i ka plotēsuar tē gjitha kushtet për t’ ia hequr vizat, si shtet i denjë europian?!
Vizat t’ i heqen udhēheqjes mafioze milionere; jo popullit fukara qê s’ i ka kushtet elementare pēr jetë normale…
Turp!