FOTOT: Brenda jahtit luksoz që vihet në lëvizje nga 30 panele diellore

14 Nëntor 2018, 10:43Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda jahtit luksoz që vihet në lëvizje nga 30 panele

Ky jaht është ndryshe nga të tjerët pasi është ekologjik.  

Anija  ka 30 panele diellore në pjesën e sipërme, që i përdor për të vënë në fuqi motorin e saj.  

Silent 55 E-Power që është e gjatë 17 metra, mund të lëvizë me qetësinë e një barke të vogël, për shkak të motorëve që furnizohen prej energjisë diellore dhe baterive nga litiumi, që nuk lëshojnë asnjë zhurmë. 

Jahti që kushton 1.5 milionë euro, mund të prodhojë mbi 10 kW, për të lundruar më shumë se 150 kilometra në ditë, për disa javë me radhë. 

Panelet e furnizojnë edhe sistemin e brendshëm, siç është kondicioneri, pajisjet e kuzhinës si dhe pjesët tjera elektrike. 

Brenda jahtit mund të qëndrojnë 12 persona, që kanë edhe një dhomë të madhe, galeri, si dhe hapësira tjera për pushim. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje