FOTOT: Me dyer e dritare rrethore, shtëpi si në filma

14 Nëntor 2018, 11:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Me dyer e dritare rrethore, shtëpi si në filma

Jan Lengyel nga Suffolk i Anglisë, është adhuruesi i ‘Lord of the Rings’. 

Dhe adhurimin e tij për këtë film ai e ka treguar edhe me vepra pasi ka ndërtuar një shtëpi të ngjashme, të njëjtë sikur në filmin mistik. 

Objekti i ka dyert dhe dritaret rrethore, muret dhe shumë hapësira të rrumbullakosura, ndërsa kulmin e ka të mbuluar me barë. 

Në këtë “vrimë lepuri” që ndodhet thellë një zone malore, mund të akomodohen deri në katër persona, për 100 euro në natë. 

Megjithatë, për mysafirët e shekullit XXI, ka televizion dhe WiFi, si dhe të gjitha kushtet për një banim të rehatshëm. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje