Arben Ahmetaj: PPP-të në shërbim për qytetarët, janë të gjitha transparente. Përgjigje opozitës

15 Nëntor 2018, 10:09Ekonomia TEMA

Arben Ahmetaj deklaroi se Partneriteti Publik Privat (PPP) nuk është gjë tjetër veçse shërbim ndaj qytetarit.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, nga foltorja e Kuvendit tha se çdo gjë është transparente.

“PPP-të janë të gjitha transparente. Opozita tha që koncensionet rëndojnë mbi qytetarët. 

Rruga e Arbrit, tha, me koncesion që kushton 240 milionë euro, pse duhej të bëhej tani? 

Ajo rrugë duhej të bëhej tani, edhe pse buxheti nuk kishte mundësi ta bënte, dhe prandaj hyn PPP-ja, procedurë totalisht transparente. Kjo bën të mundur që dibranët të mos presin 20 vite për rrugën. 

Pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që s’doni të bëhet rruga? Se nuk ju dhanë votën? S’jua dhanë se nuk e meritoni”, u shpreh Ahmetaj.

“Rrugë me koncesione bën e gjithë bota. Ne kemi bërë gjithë ato rrugë, dializë, check-up, inceneratorët për plehrat. Apo doni që qytetarët të mbyten? Janë shërbime publike”, tha Ahmetaj.(TemA)

4 komente në “Arben Ahmetaj: PPP-të në shërbim për qytetarët, janë të gjitha transparente. Përgjigje opozitës”

  1. Saimir says:

    Nuk shanc per transparence. Cdo projekt duhet te paraqitet per oponence prane nje grupi specialistesh te mirfillte. Analiza kosto/perfitim duhet te jete pjese e oponences

  2. Dritan says:

    Rruga e dyfishtë 1 kilometër (dy korsi dy korsi) kushton 1,325,000 USD për Km në mesatare në Ballkan. Llogaritni pjesën tjetër me një makinë llogaritëse.

  3. super duper says:

    ky amatori qe e quan veten “tigri i financave” (nuk tallem, ai keshtu do qe ta therrasin), quan transparence vendimin. Dmth meqe e vendosi dhe na e thote – kjo sipas tij eshte transparence

  4. Yes says:

    O minister, fushate ben?
    Ske faj, kukull, nuk ke lidhje me zanatin.
    Te pakten, nxirr nje specialist te mirefillte, se edhe ne qe duam te besojme, veshtire nga goja jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje