Interpoli ka zgjedhur koreano jugorin Kim Jong-yang si president, duke hedhur poshtë kanditaturën e diskutueshme të Rusisë.
Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpolit në një takim të kongresit të saj vjetor në Dubai dhe mori 94 vota.
Ai mundi Aleksandër Prokopçuk të Rusisë, i cili u akuzua nga vendet anëtare se zgjedhja e tij në krye të Interpol mund të përdorej për të arrestuar kritikët e Kremlinit.
Rusia fajësoi për rezultatin presionin e paprecedent dhe ndërhyrjet nga vendet e tjera.
Zgjedhjet ndjekin zhdukjen e ish-presidentit Interpol Meng Hongwei, i cili u zhduk në një udhëtim në Kinë në shtator, shkruan BBC. Pekini që atëherë ka konfirmuar se është arrestuar dhe është duke u hetuar për marrjen e ryshfetit.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane kundërshtuan fortë zgjedhjen e tij, duke paralajmëruar se do të largoheshin nga Interpoli për të krijuar një organizëm të ri ndërkombëtar policor paralel.
Një grup senatorësh amerikanë, në një letër drejtuar vendeve anëtare të Interpolit, paralajmëronin se Rusia mund t’a keqpërdorte fuqinë e kësaj organizate nëse drejtimin e merrte njeriu i Moskës.
Kim, 57 vjeç, është një ish-oficer i policisë së Koresë së Jugut, i cili dikur ka shërbyer si kreu i policisë në Gyeonggi, provincën më të populluar të vendit.
Ai ishte nënkryetar i lartë i Interpolit dhe kishte shërbyer si president i përkohshëm që nga zhdukja e Meng. Ai do të shërbejë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të Meng.
Edhe pse roli i tij si president është kryesisht ceremonial, drejtimi i përditshëm i Interpolit udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm Jürgen Stock, pasi ai ka influencë.
Pas zgjedhjes së tij, Kim tha: “Bota jonë po përballet tani me ndryshime të papara, të cilat paraqesin sfida të mëdha për sigurinë dhe sigurinë publike.
“Për t’i kapërcyer ato duhet një vizion i qartë: ne duhet të ndërtojmë një urë për të ardhmen”, tha ai më tej. (TemA TV)