Kreu i PD-së së Kombinatit në krye të protestës së dhunshme kundër policisë

22 Nëntor 2018, 18:07Kronika TEMA
Kreu i PD-së së Kombinatit në krye të protestës së

Personi që shihni të rrethuar në foto është Astrit Xake, një nga personat më të dhunshëm sot gjatë protestës përpara Kuvendit, ku mbetën të plagosur 12 efektiv policie dhe ku një police humbi edhe dorën si pasojë e një kapsolle të hedhur nga turma.

Por për të gjithë ata që nuk e njohin, Xake nuk ka asnjë lidhje me protestën, pasi vet është nga Kombinati dhe shtëpinë e ka po në Kombinat.

Por ndonëse nuk ka asnjë interes direkt pronësie për ndërtimet që preken nga zhvillimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, Xake ka patur një tjetër interes, atë politikë.

Kjo pasi ai është kryetari i PD-së për degën e Njësisë Nr.6 dhe në të gjitha këto ditë është një nga organizatorët kryesor të të gjitha protestave që kanë sjellë dhe bllokimin e qarkullimit në Unazën e Madhe.

Xake më parë, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ka qenë edhe drejtor gjimnazit të Yzberishtit. Natyrisht që si Xake gjatë protestës së sotme kishte edhe shumë militantë të tjerë të PD-së, që po përdorin hallin e disa banorëve të Unazës për të përfituar politikisht.

Një tjetër protestues i dhunshëm që vjen nga radhët e PD-së dhe që është shoqëruar sot nga Policia është edhe Fluturim Goleci. Edhe Fluturimi nuk ka asnjë lidhje me zonën e Unazës së Madhe, pasi vet është dhe jeton në Paskuqan. (Lexo.al)

6 komente në “Kreu i PD-së së Kombinatit në krye të protestës së dhunshme kundër policisë”

  1. Amy says:

    o zot cfare plerash mbledh PD-ja, ashtu sic kjo parti eshte, plehre e gjalle, me keto fytyra te degraduara.

  2. Tan_Tironci says:

    Qijani robt Xakes.

  3. Të merr masa selia blu ose ja kalojm ministris se drejtësis.

  4. ben says:

    E paskan paguar mire kete ish-drejtorin e gjimnazit te Paskuqanit, ndryshe nuk ka se si spjegohet qe ky idjoti nget nje makine, qe me siguri duhet te jete private, dhe tregon mijera euro ne tavolinen e shtepise. Me siguri duhet te kete nje “titull shkencor” nga Kristali qe e kishin vene drejtor gjimnazi.
    Keta rrugace duan te vijne ne pushtet qe te shkaterrojne me teper Shqiperine sic e kane shkaterruar deri me sot

  5. krenari says:

    ca ka dhe ky ndonje shtepi pa leje aty se keta vetem dhunen ndjellin dhe mjellin , por shume po i durojne qytetaret e tiranes dhe shqiperis keta … ti futet policia ne aksion dhe ti nxjerri nga kan ardhur ti cojne smund te emancipohen keta kafshe… protestat i bene pd-lsi dhe shfrytezojn dhe perdorin qytetaret

  6. krenari says:

    futeni ne burg te gjithe ata qe mbjellin dhunen cojini aty brenda ne burg dhe kthejini nga kan ardh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje