Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot i pranishëm në ceremoninë përkujtimore në nder të Prof.Dr. Luan Hajdaragës, e cila u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Maqedoni.
“Luan Hajdaraga i dha Partisë Socialiste një kontribut të vyer në formësimin tonë si një forcë social-demokrate evropiane. Ai vendosi gjithashtu një urë të fortë komunikimi dhe bashkëveprimi me shqiptarët që jetojnë në këtë anë të kufirit, sepse vetë origjina e tij ishte nga këto vise.
Do ta kujtojmë Luanin si një nënkryetar partie të zot në vitet e vështira të opozitarizmit ‘92-‘97, Ministër Mbrojtje gjatë luftës së Kosovës, në diplomacinë shqiptare dhe si koordinator i Këshillit të të Urtëve për ne brezin më të ri në drejtimin e Partisë Socialiste.”- shpreh Balla në fjalën e tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së,Ali Ahmeti, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ish-Kryeparlamentari, Namik Dokle, deputeti socialist Anastas Angjeli, kryetarët e bashkive: Elbasan, Pogradec dhe Strugë, si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni.
Dhe ju e harruat….shkonte ne Struge per pune….sepse doni puthadore e velina.