Dy deputetët Eglantina Gjermeni dhe Ilir Beqaj kanë depozituar në Kuvend një amendament që synon alokimin e fondeve buxhetore për financimin e “Studim fizibiliteti për rrugën Krujë – Tiranë”.
“Momentalisht, distanca nga Tirana për në Krujë përshkohet për rreth 40 minuta, për arsye të trafikut të rënduar që kalohet në aksin nacional në Fushë Krujë.
Edhe përfundimet e investimeve të reja infrastrukturore, nuk pritet të bëjnë një reduktim të ndjeshëm të kohës së udhëtimit për në qytetin turistik të Krujës.
Për këtë arsye, konkretizimin e idesë së 30 viteve më parë, për të lidhur direkt Tiranën me Krujën me një rrugë që përshkruhet në jo më shumë se 20 minuta, mbetet ende aktuale.
Nëse distanca Tiranë – Krujë, do të përshkruhet në jo më shumë se 20 minuta oferta turistike e Krujës do të bëhet pjesë integrale e ofertës turistike të Tiranës dhe gjithë destinacionet turistike të Krujës do të jenë lehtësisht të aksesueshme, qoftë Kështjella mesjetare dhe dy muzetë unikë të Krujës, qoftë objekti fetar i Sarisalltikut dhe më tej qoftë Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, do të jenë shumë më lehtë të arritshme nga turistët vendas e të huaj” shpjegon deputetja Gjermeni.
Gjithashtu, në momentin që rruga Tiranë – Krujë do të jetë e përfunduar, sipas deputetes, çelet perspektiva që të rikonstruktohet edhe pjesa e mbetur e rrugës që lidh Krujën me Burrelin, ndërsa pjesa tjetër e rrugës është asfaltuar në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, raporton SCAN.
Lidhja e Tiranës me Krujën dhe e Krujës me Burrelin është edhe dëshmi e nxitjes së zhvillimit rajonal në një zonë të caktuar, pasi rruga përshkuan të tri qarqe: Tiranë, Durrës dhe Dibër.
Duhet te ishit ministre e nderuar Deputete! Propozim racional fisnik sic ju jeni zonja Englantina!
Më vjen shumë keq që ka shku puna me u vepru sipas orientimeve e propozimeve të anëtarëve të Byrosë Politike .
Zoti Erjon Braçe . Më fal që po të thërras me këtë formë , por e kam nga sikleti , që nuk mundem me bërtit e ulërit , se nuk ma lejon kultura .
Shqipëria , nga mungesa e një Instituti Urbanistik të mrëfilltë vetëm për Infrastrukturën Rrugore , ka humb me qindra miljona Euro Plane e Projekte Investimesh , të cilat natyrisht do jenë potenciale edhe në të ardhmen , por duan thithur me kalem e studime , se nuk ti jep kush .
Shqipëria , nga po kjo mungesë , deri më sot i ka kryer investimet e infrastrukturës me premisa shpërdorimesh , vjedhjesh e abuzimesh nga më të ndryshmet , pa përmendur zvarritjet , lënjet përgjysëm të punimeve , kërkesa të vazhdueshme për shtesa fondesh , etj, etj.
Z.Erjon . Jeni Kryetar i Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë . Jeni Komisioni që analizoni dhe i jepni dorën e fundit aprovimit ose jo , të përdorimit në të gjitha fushat , të pareve të taksa paguesve shqiptarë , paret e këtij populli .
Do ju lutesha të mendonit e vendosnit pa asnjë hezitim me i harxhu urgjentisht disa fonde për institute të mirëfillta që do prekin me studime problemet kryesore madhore të Shqipërisë për sot , por edhe për të ardhmen , për brezat që duam ti kemi këtu e jo të marrin arratinë mbasi të jetë bërë paçavure vendi .
Si ka mundësi që për hall mandati të dalin e ti shkruajnë letër Kuvendit të Shqipërisë deputetët , për ti kërkuar miratim investimi . E ku . Nga Kruja në Tiranë nga Bovilla e Paskuqani . A mos duan ti fusin një të lame rrugës ?
Po mirë që nuk i takon , po a nuk kanë kaq vite që e shohin vendin se ku i dhemb e ku i djeg . Nuk them prap se i takon me fol , por të paktën të thonin ndonjë fjalë mbështetëse për segmentin Kashar-Pezë Rrogozhinë , i cili do shpëtonte gjithë shoferat që po luajnë mendsh nga Tirana deri në Rrogozhinë , do shpëtonte TURIZMI , nga gjiri i Lalëzit deri në derdhje të Shkumbinit , do kurseheshin miljona litra karburant , të cilat nga mos djegja ndën një trafik vdekjeprurës , do mbante edhe ajrin më pastër nga ndotja , e sa e sa avantazhe të tjera. Me gjithë atë , fjala e parë dhe e fundit i takon studimeve me bazë , e jo teorizimeve të kujt të mund , qoftë ky edhe Sekretari i Parë i PPSH-së .