Rrugët me financim të huaj na kushtojnë 53% më lirë se fondet tona

20 Nëntor 2018, 09:11Ekonomia TEMA

Gjatë një viti, e njëjta kategori rruge e ndërtuar në Shqipëri ka kushtuar më shumë se dyfishi kur është ndërtuar me fonde të brendshme në krahasim me të njëjtën njësi rruge që është ndërtuar me financim të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, një kilometër rrugë e kategorisë B, me fonde të huaja, ka kushtuar 88,1 milionë lekë për kilometër, ndërsa me fonde të brendshme ka kushtuar 187 milionë lekë për kilometër, ose 112% më shumë.

Nga të dhënat zyrtare gjatë 8-mujorit 2018, qeveria shqiptare ka ndërtuar 22 kilometër rrugë të kategorisë B (me dy korsi) me fonde të huaja që i kanë kushtuar 1.9 miliardë lekë, ndërsa ka raportuar se ka harxhuar po 1.9 miliardë lekë me fonde të brendshme dhe ka ndërtuar vetëm 10 kilometra. Rrugët me financim të huaj na kanë kushtuar këtë vit 53% më lirë se investimet me fonde të brendshme.

Sipas të dhënave zyrtare të çdo viti, shihet se kostoja e një kilometri rrugë në të gjitha kategoritë ku është ndërtuar me fonde të huaja është gati sa gjysma e kostos kur ndërtohet me fonde të brendshme.

Ekspertët e sektorit e shpjegojnë këtë diferencë me elementet korruptive që shoqërojnë procedurat e prokurimit me fonde të brendshme. Ndryshe nga politikat kombëtare, donatorët e huaj aplikojnë procedura me strikte për disbursimin e huave dhënë Shqipërisë, ndërkohë që lejon financimin e kostove të palogjikshme.

Për rrjedhojë për të njëjtën sasi fondesh, me fondet e huaja ndërtohen dy herë më shumë rrugë.

Publiku është mësuar të dëgjojë realizimet në përqindje të planit të investimeve të huaja dhe të brendshme, ku gjithmonë ka një mosrealizim të fortë të fondeve të huaja. Por kur vjen fjala për produktin final, shihet se qytetarët shqiptarë me fondet e huaja marrin më shumë cilësi dhe sasi se produktet me investimet që kryhen me fonde të brendshme.

Qeveria shqiptare ka limituar fondet buxhetore të investimeve në rrugë vitet e fundit, por nga ana tjetër shihet se kostot për kilometër janë rritur në mënyrë të dukshme.(Monitor)

5 komente në “Rrugët me financim të huaj na kushtojnë 53% më lirë se fondet tona”

  1. moisiu says:

    vidh o Edi Rama ,vidh se do perfundojsh si Sadam Hyseini !

  2. Titi says:

    KAQ MJAFTON PER TA PARAQITUR SI FAKT TE KORRUPSIONIT ZYRTAR DHE PER TE PENALIZUAR ZYRTARET E LLOJIT DASHAMIR XHIKA. PROVE ME TE PASYER NUK JA PER TA VENE PARA DREJTESISE QEVERINE E KETIJ LLAPAZANIT TE GJATE QE NA ÇAU DAULLET E VESHIT ME SUKSESET.

  3. Saimir says:

    Financimet e huaja akoma financohen me destinacion per emergjence. Japin leket, nuk i hartojne dhe nuk i kontrollojne zbatimin sipas preventivit. Akoma i financojne investimet si nje cope mishi te pacoptuar qe ja hedh nje lukunie qensh. Kush te shqyej e kush te marre copen ma te madhe

  4. Lymi Tutit says:

    Edhe ky lajm si shume te tjere,do te jete ketu i “ekspozuar”,ndoshta deri neser dhe me tej harrohet……Normalisht eshte “objekt” shume i “konturuar” per tu investiguar nga Prokuroria,por edhe nga gazetare te vertete,ndjese per shprehjen,por me “bole”…..Kjo “statistike” deshmon vjedhje dhe abuzim,sepse behet fjale per kosto mbi dyfish dhe jo x % me shume….Vertet qe ketu po “hahet turpi me buke”…Lymi Tutit

  5. shqip says:

    Ne foto duket qarte miopia e kostrutoreve . I kane mbjelle pemet ne mes te trotuarit . Ka edhe me keq . Pra dy vete qe ecin te shoqeruar , mbase edhe te kapur per krahu , i duhet te lidhen e te zgjidhen para/pas çdo peme . Fakti qe te huajt i realizojne punet me me pak kosto do te thote qe edhe ata vjedhin . Po nuk ngjyejn doren me gjith parakrah , por vetem pak gishtin . Dhe ndryshimi tjeter eshte qe , nuk quhen Fullani , Llalla , Meta , etj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje