Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik). Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi (shiko tabelën në fund).
Të dhënat janë përllogaritur nga Monitor, bazuar në të ardhurat për frymë të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Global Petrol Price për benzinën. https://www.globalpetrolprices.com/gasoline_prices/
Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Europë, bashkë me Kosovën).
Teksa në vlerë absolute, benzina në Shqipëri është pak më e lirë se në vende të tjera të Europës, si Francë, Portugali, Finlandë, Greqi, Holandë, Itali, në raport me të ardhurat për frymë ajo është shumë më e shtrenjtë.
Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.
Pas Shqipërisë, në Europë, nafta është më e shtrenjtë në vendet e rajonit, ku në Bosnjë duhen 7.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoni 7.2% dhe në Bosnjë 7.1%.
Në botë, nafta më e shtrenjtë është në Afghanistan dhe Zambia, ku banorëve u duhen përkatësisht 42 dhe 38% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndërsa më e lirë në botë është në Venezuelë, me vetëm 0.1%.
Pse nafta në Shqipëri është kaq e shtrenjtë
Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat.
Në Shqipëri nafta taksohet si vijon:
-Akciza, 37 lekë për litër;
-Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër;
-Taksa karbonit, 3 lekë për litër.
Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.
Teksa Shqipëria po planifikon të bëjë një pjesë të madhe të rrugëve me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës, shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat.(Monitor)
Mos beni statistika idiote!
Kujt po i ruhet ne arabi e amerik se sa e ke te ardhurat per fryme ti si shqiperi kur te shet karburantin?!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ku mos mer karburant thot , po nuk pate pare!
Pastaj me thoni se sa duhet ti ket te ardhurat nje shqiptar qe te ket automjet?
Merni mesataren e te ardhurave te shqiptarve qe kan automjet kur nxirni statistika.
Nje shqiptar qe jeton me asistenc ne nje fshat te humbur diku ne verilindje nuk i duhet karburanti. Ai as gomar nuk ka e jo automjet.
Ai qe ka automjet ka dhe para per karburant.
Perse nuk thoni qe cmimi I perimeve,zarzavadeve,frutave eshte 5-10here me I vogel se ne vendet e zhvilluara(1kg pras kushton 6$,ndersa me kujtohet ne Shkoder fiqet ishin krejtesisht lir e me qe kishim fiq ne shtepi cdo mengjes haja 1 shport me fiq,ne Nju Jork 1kokerr fik kushton 1.4$)Mjaft me ankime,asnje VEND ne gadishullin ballkanik nuk jetohet ma mire se ne Shqiperi.Ankimi e hajdutlleku eshte sendje genetike e shqiptareve
KUR VJEN PUNA PER CMIMIN DHE CILESINE E NDYRE TE KARBURANTEVE NE VENDIN TONE QIVERITARET TANE NUK NDIHEN POR ED PALLA E JUSTIFIKON ME BASHKIM TAKSASH, PO MENDER OPOZITA PERSE NUK PRONONSOHET APO FITIMET I NDAJNE BASHKE. KJO ESHTE VJEDHJA ME E MADHE QE I BEHET KETI POPULLI FUKARA. THIRRINI MENDJES O TE PA SHPIRTE SE E RROPET KETE POPULL.
Mos e besoni gjithmone perrallen e cilesise sepse me veshet e mij kam degjuar qe paketimi vihet i cilesise se larte dhe brenda ka cilesi te ulet.Kjo pune behet ne marrveshje me shitesin per pefitime nga te dy palet edhe ai qe e furnizon ,edhe ai qe ja blen me lire dhe shqiptareve ja shesin si te cilesise se larte por me amballazh te rreme.
KEMI nafte te shtrenjte sepse ia kemi dhuruar nxjerrjen e naftes te huajve,,,,,,menjehere te shtetzohet nafta si sektori me I rendesishem I ekonomise,,,,po ashtu te shtetzohet kromi,,,bakri,,,kripa,,porti,,aeroporti,,telefonia fikse dhe celulare,,,energjia,,,,po te bejme kete cmimi I naftes bie,,,sepse kemi nafte nuk jemi si italia,gjermania ,,qe nuk kane nafte..///