Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar kanë prekur nivelin më të lartë mujor historik, në rreth 312 milionë lekë.
Rritja është domethënëse, pasi nuk flet vetëm për rekord historik por edhe për një rritje me 13 herë në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, kur eksportet ishin vetëm 24 milionë lekë.
Rekordi i mëparshëm ka qenë prej 122 milionë lekësh, po gjatë këtij viti, në maj.
Të dhënat nga INSTAT dhe Drejtoria e Doganave tregojnë se, rekordi ka marrë shtysë nga kategoria e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, raporton SCAN.
Janë 241 milionë lekë produktet e kësaj kategorive të eksportuara drejt ishullit gjatë tetorit, tregojnë shifrat zyrtare.
Rritjen më të ndjeshme e ka pësuar kategoria e reaktorëve nuklearë, lokomotivave, por edhe aluminit.
Të treja këto kategori mallrash kanë pësuar një rritje mujore nga thuajse zero në rreth 240 milionë lekë në total.
Në rast se tendenca do të vijojë të jetë e njëjtë, Mbretëria e Bashkuara mund të kthehet në një prej partnerëve kryesorë tregtarë të vendit tonë.
E madje, Shqipëria mund të korrë edhe përfitime nga dalja formale e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Të paktën këtë sinjalizojnë deri më tani shifrat.
Me Brexit, tregtia e jashtme e Britanisë do të duhet të rikonfigurohet pasi një pjesë e madhe e vendeve europiane do të zëvendësohen nga shtete jashtë unionit.
Tema: Keni filluar te tallni b………me lexuesit apo keni punesuar debila? Qysh kur Shqiperija eksportoka reaktore berthamore apo lokomotiv? Apo dhe aluminin qe grumbullojne ne pikat e skrapit? Po e kini per humor te pakten na e thoni.
O idiota mos keni lexuar ndonje artikull gabim? Ku i gjetem ne reaktoret berthamore (nuklear), aluminin me shumice dhe lokomotivat?
hahaha, keta gazetarucet e temes te lene me goje hapur
ka marre virus gazeta!
????????
Duhet te jete alumini i kallaceve qe mbledhim neper koshat e plehrave.Kurse per eksportin e reaktoreve berthamor dhe lokomotivave dihet ajo qe jemi lider te padiskutueshem ne nivel boteror.Vec perpara,dhe gazetaret duhet tja thone me shpesh popullit sa vend i zhvilluar jemi se ka njerez qe nuk e dine.
Sa per sqarim, ky eshte nje lajm i vitin 2048. Gazeta tema nga deshira por dhe nxitimi per tu sjelle lajme sa me te fresketa e ka perkthyer shpejt e shpejt dhe ka harruar te ndryshoje daten.
shenim: Reaktore nukleare … nuk e mbaj dot gazin kur e shof te shkruar. Ne shqiperi vetem pordhet jane nukleare!
Mos e keni fjalen per tropojanet qe exportojme ne bandat e Anglise.
Ata jane me te vertet reaktor dhe burim personazhesh ne filma.
Mos e dhente Zoti qe lajmi te jete mare nga instituti i statistikave !
ore jane ne vete keta te temes apo kane lajthitur!…Shqiperia eksporton ne angli pjes kembimi, po ku prodhohen keto makineri?..se spaskemi marre veshe?..
Po’ me skemi lokomotiva me a ill mi gjetem me korrent