Një gol që në minutën e tretë i ka mjaftuar Teutës për të marrë tri pikët sot përballë Luftëtarit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Niko Dovana”.
Mesfushori i talentuar ishte ai që gjeti rrjetën që në fillimin e ndeshjes duke e bërë gjithçka të thjeshtë për ekipin e tij që më pas thjesht administroi rezultatin.
Në fakt, ishin durrsakët ata që krijuan rastet më të mira kryesisht me goditje dënimi, ndërsa gjirokastritet provuan me goditje nga jashtë zonës, të cilat nuk gjenin kuadratin dhe rrallëherë vunë në vështirësi portierin Hidi.
Në fund, 3 pikë të nevojshme për Teutën që lufton për Europën, ndërsa Luftëtari vazhdon të notojë në ujëra të turbullta në renditje.
Goli i shenuar nga Kallaku