Vrasja në Bllok, Elvana Gjata i shpëton kërkimit nga policia

27 Nëntor 2018, 17:08Kronika TEMA

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor.

‘BalkanWeb’ mëson se ka përfunduar afati prej 30 ditësh ku Gjata ishte në kërkim për vrasjen në ish-Bllok, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë. Krimi ndodhi më 4 tetor të këtij viti.

Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor. Prokuroria urdhëroi më 9 tetor shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit.

Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, ngjarje në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Kujtojmë se Mata aktualisht është në kërkim policor, bashkë me Meviol Bilon, ndërsa ky i fundit akuzohet se qëlloi ndaj viktimës dhe dy të plagosurve.

1 komente në “Vrasja në Bllok, Elvana Gjata i shpëton kërkimit nga policia”

  1. maja says:

    E hodhi lumin Elvana…pa u lag……i lumt !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje