Kryedemokrati Lulzim Basha vijon të shkaktojë gafa kur bëhet fjalë për shifra.
Pas homazheve dhe himnit kombëtar në Varrezat e Dëshmorëve, kryetari demokrat u ndal për një mesazh me gazetarët ku i shkau një gabim.
“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë.
Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”, tha Basha.
Basha mendoi se e kaloi si një lapsus të korrigjuar shpejt, duke harruar se Skëndërbeu e ngriti flamurin në Krujë më 1443 e jo më 1444.
Gafën e dyfishtë nuk ia fali Edi Rama, që postoi videon në rrjetet sociale videon e duke shkruar:
“Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim”, shkruan Rama. (TemA)
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444?Flm që na bën të qeshim? pic.twitter.com/FHhFhzirUp
— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2018
Budallai intersohet shume per datat,per kryqytet e botes,qe te kapi gabim te tjeret.
Dhe kete ja tregojn te gjitheve qe te duket i zgjuar.
Gafat tua z. Kryeminister jane edhe te dhimbshme edhe te hidhura na bejne te qajme qe nga mengjesi ne darke!
Gezuar festat