VIDEO/ Saimir Tahiri, mesazh ndryshe me Golikun në krah: Është e jona Shqipëria

28 Nëntor 2018, 13:53Politika TEMA
VIDEO/ Saimir Tahiri, mesazh ndryshe me Golikun në krah: Është e

Edhe pse u bënë rreth 2 vjet nga largimi i tij nga Ministria e Brendshme dhe nga politika aktive,  Saimiri Tahiri nuk i ka lënë “huqet” e urimit të Festave Kombëtare.

Kësaj radhë Tahiri i ka uruar Festën e 28 Nëntorit më një këngë të kënduar nga Golik Jaupi i famshëm. Ish-ministri duket se nxjerr nga arkiva e tij një takim të zhvilluar në Progonat të Tepelenës, teksa këndon me burrat e zonës.

“Është e jona Shqipëria”, thuhet në statusin e Tahirit teksa i bën iso këngëtarit të njohur, i cili këndon këngën e Ismail Qemalit.

“Është e jona Shqipëria… Me Golikun në Progonat 2 vjet më parë me këngën e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”, shkruan Tahiri.

Disa muaj më parë po ishte kryebashkiaku i Tepelenës, Termet Peçi që u bë objekt debati, pasi bashkë me Golik Jaupin i kënduan Enver Hoxhës.

5 komente në “VIDEO/ Saimir Tahiri, mesazh ndryshe me Golikun në krah: Është e jona Shqipëria”

  1. Jorgo says:

    A te lumte gryka e shpirti

  2. Eri says:

    Po e juaja eshte Shqiperia na e mbushet me droge e hashash . Dhe beni cfar te doni me te.

  3. vjola says:

    Gezuar , Gezuar Shume e bukur

  4. Saimir says:

    Fix adash e juaja ka qene qysh ne 1912,eshte e do te jete. Me ma pagu noterin per pjesen teme ju a jap pa lek. Don zoti e zhdukena prej ktu edhe e gezofshi me bare e me gjeth. Te pakten falenderoni per keto arritje katovicaret Alia, Berisha, Qinushi, Godo etj etj e ne menyre te vecante Ceken e vorreve e jo ate te Beratit

  5. vang says:

    GEZUAR FESTAT DHE JU KENDOFTE ZEMRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje