Votimi në PE për integrimin e Shqipërisë, reagon Bushati: Gati për sfidat e reja drejt BE-së

29 Nëntor 2018, 15:23Politika TEMA

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas votës pro në Parlamentin Europian të raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE dhe çeljen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

“Mirenjohes per mbeshtetjen e fuqishme të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të shqiperisë me BE. 

Rezoluta njeh progresin e padiskutueshem në fushat e lidhura me shtetin e së drejtës dhe bën thirrje për të hapur bisedimet në 2019. Shqiperia është gati të përballet me sfidat e reja në rrugën e anëtarësimit në BE”, shkruan Bushati në twitter.

PE votoi sot me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime raportin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ky raport mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm.

2 komente në “Votimi në PE për integrimin e Shqipërisë, reagon Bushati: Gati për sfidat e reja drejt BE-së”

  1. Tr says:

    Vone. ..teper vone. ..ata po dalin…ne do hyme. …..

  2. Europa says:

    Nuk te fusin ne Europe o kokqepe akoma Nuk e kuptuar derisa shqipria te jete e mbushur me turq dhe Arab dhe partner strategjik turqine o idiot akoma Nuk e kupto ti dhe palloshi i gjate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje