Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Pjeshkorja” në qytetin e Beratit, policia ka gjetur një çift të moshuarish të pajetë.
Ata dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit Kujtim dhe Kelle Agalliu.
Ata jetonin vetëm, ndërsa mësohet se kishin një djalë në emigracion në Itali
Njoftimi i policisë
Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.
Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.
Edhe pse eshte dramatike dhe e dhimbshme per natyren njerzore nuk mund te mos qesh me gafen apo mungesen e minimumit te kultures se gazetarit qe e ka shkruar kete ngjarje.Si ka mundesi qe ky cift qe u hodh nga kati i gjashte ,njeherazi u gjend dhe i vdekur.Vereni llogjiken ne pune dhe perpiquni te shkruani me drejteshkrim mesoni te formuloni e perdorni ligjeratat .