Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjecar, pasi akuzohet për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dh“Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘500’, në pranga ka përfunduar G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa janë sekuestruar 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, automjet e aparate celular.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një 37-vjeçar për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, automjet e aparate celular.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “500”, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë.
Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.
Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal. (TemA)