LSI gjen fajtorët e protestës: Kush e lejoi futjen e kapsollave në vend? Prokuroria të hetojë Ministrinë e Brendshme

27 Nëntor 2018, 17:23Kronika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka gjetur fajtorët e protestës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pyet se pse kryeprokurorja Arta Marku nuk hap një hetim për Ministrinë e Brendshme për futjen e kapsollave në vend.

Ndër të tjera Vasili shkruan:

“Pse Arta Marku nuk hap hetimin per Ministrine e Brendeshme???

Sot Ministria e Brendshme po qahet per kapsollat.

Po kush i lejoi te futen kur paskan qene te rrezikshme?

Pse s’foli asnje fjale deri tani Ministria e Brendeshme?

Pse nuk paditen ata qe kane miratuar futjen e tyre?

Cilet jane emrat e fajtoreve?

Eksperimentet qe po bejne sot keta te Ministrise se Brendeshme pse nuk i bene dje?

Pse prokuroria hesht perpara kesaj afere?

Apo meqe prokuroria e qeveria jane njesh me njera tjetren s’ka as hetim,as pergjegjes dhe as fajtore.

Pa u vene gishtin fajtoreve, boll doli Ministria e Brendeshme se u be gazi i botes dhe u katandis ne nje sekt hakmarresish qe dhunon qytetaret qe i paguajne per t’i mbrojtur”, nënvizon Vasili. (TemA)

4 komente në “LSI gjen fajtorët e protestës: Kush e lejoi futjen e kapsollave në vend? Prokuroria të hetojë Ministrinë e Brendshme”

  1. absurditet shqiptar says:

    Kapsollat, fenelinat e policise, sirenat dhe disa aksesore te tjere si puna ketyre, duhet te ndalohen kategorikisht ne treg. Cdo njeqind metra sheh dyqane me materiale te tilla qe shiten pa asnje problem.
    Gjysmat e shqiprareve kane makinat me fenelina policie, nderkohe ne gjermani ku ka punuar dhe ministri i brendshem, per nje veprim te tille ke 200.000 euro gjobe, arrestohesh dhe te hiqet pergjithmone patenta

  2. 5G says:

    Lsi-ja me mire te akuzoj prodhuesit ne Kine.Ata e kane fajin.

  3. Flutura says:

    Parti idiotesh,
    Parti adoleshentesh e deputetesh adoleshente, nuk kane per t’u pjekur kurre, si kryetari i tyre i pare dhe i tashmi (bashkekryetare) qe nuk arriten te piqen ne shkolle se filloi rrumpalla, keta tani do te digjen e s’do te piqen.

  4. forever_trend says:

    Kam pare kapsollat 50L te verdha qe blejne kalamajte per vit te ri dhe me duket se kane emrin e nje firme shqiptare. Nga zhurma qe bejne jane jashtezakonisht te fuqishme dhe per vit shkaktojne demtime. Nuk duhet lejuar te shiten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje