Ylli Manjani: Ju tregoj se çfarë duhet bërë që një vepër publike të ndërtohet sipas rregullave

30 Nëntor 2018, 12:50Blog TEMA

Nga Ylli Manjani

Ndoshta ndihmon disi debatin publik sqarimi i procesit publik që duhet ndjekur, për të ndërtuar një vepër publike e infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, vepra energjitike).

Po tentoj t’i përgjigjem pyetjeve: cfarë duhet bërë që një vepër publike të ndërtohet sipas rregullave? Cila është procedura?

Për të përcaktuar një proces të rregullt që duhet ndjekur, duhen parë në kompleks më së shumti këto ligje:

Ligji për Administrimin e Buxhetit; ligji për Prokurimet Publike;
ligji për shpronësimet;
ligjet sektoriale të infrastrukturës;
Ligji për Koncensionet
aktet nënligjore në zbatim dhe
Kodi i Procedurave Administrative.

Këto ligje në tërësinë e tyre kërkojnë nga administrata publike që për çdo vendim që marrin apo për çdo vepër infrastrukturore që ndërtojnë, të respektojnë parimet e Ligjshmërisë; përgjegjshmërisë; eficencës; transparencës e llogaridhënies.

Sipas kësaj baze ligjore që një vepër publike e infrastrukturë të ndërtohet duhet të ndiqen këto hapa:

1.Kryerja e një studimi fizibiliteti. Në këtë fazë mblidhen të dhëna dhe renditen arësyet, idetë e alternativat përse duhet vepra publike (rrugë, ujsjellës etj). Studimi i fizibilitetit ndihmon vendimmarrjen e shtetit për të përcaktuar eshe sa prioritare është kjo vepër në raport me të tjerat.
2.Hartimi i projektit. Bazuar në konkluzionet e studimit të fizibilitetit, por edhe nga analiza të leversisshmërisë, cilësisë dhe jetgjatësisë së vepres, hartohet projekti teknik. Administrata miraton variantin më leversisshëm dhe pas konsultimeve me komunitetin ku projekti propozohet të zbatohet.
3.Buxhetimi. Projekti paraqitet për financim në ministrinë e Financave, e cila e shtron për miratim në komitetin e planifikimit strategjik, sipas përparsive që projekti meriton. Në vijim futet në projekt buxhetin e shtetit të viteve pasardhëse.
4.Tenderimi për përzgjedhjen e kompanive që do bëjnë zbatimin si dhe e kompanisë supervizore. Në këtë fazë synohet të përzgjidhet jo vetëm oferta më e mirë por eshe kompania më e mirë që ka përvojë në punimet që kërkohet.
5.Aplikimi për lejet e nevojshme. Leje ndërtimi (zhvillimi infrastrukture), leje mjedisi e disa leje të tjera specifike sipas natyrës së projektit.
6.Paralelisht me aplikimin për leje nisin edhe procedurat e shpronësimit pasi të jetë bërë publik projekti zyrtar i miratuar, me kostot përkatëse.
7.Pas lejeve dhe shpronësimeve fillon zbatimi i kontratës për realizimin e veprës.

Këto janë hapat që ndërmerren. Për këto hapa, pavarësisht se puna bëhet nga kompani private, agjensia publike përkatëse (ARrSH psh) është përgjegjëse para ligjit për secilin prej këtyre hapave.

Administrata publike, pra qeveria është përgjegjëse sepse administron para dhe produkt publik. Produkt publik konsiderohet edhe një projekt apo studim i dhuruar, që nga çasti që ai miratohet nga Agjensia. Kjo e fundit edhe mund të mos e pranojë nëse projekti nuk është me leverdi për publikun.

Pra kushdo që do të analizojë se si e përse një vepër publike u ndërtua kështu apo ashtu, shtrenjtë apo lirë duhet të analizojë me radhë këto hapa, një e nga një.

Gjithashtu, edhe nëse vepra publike vendoset të ndërtohet dhe administrohet me koncension apo PPP, të njëjtat hapa duhen ndjekur.

Cilido që kërkon të kuptojë se çka ndodhur apo ç’po ndodh te Unaza dhe jo vetëm, i sugjeroj të përdorë këtë metodologji. Pra të kërkojë informacion për secilin hap dhe pastaj të konkludojë.

7 komente në “Ylli Manjani: Ju tregoj se çfarë duhet bërë që një vepër publike të ndërtohet sipas rregullave”

  1. Gogoli says:

    Ky po e din mire se kur ka qene z.minister transportesh ka vjedhur me thase

  2. Saimir says:

    Ai projekt duhet anullu per shum arsye, po si thone ne gjuhen e bukur shqip, nuk ja kemi ngene. Ai projekt me shum do ti sherbeje pastrimit te parave si per kompanite dhe per banoret abuzues me taksat e fondet publike. Pastaj nje koeficent korrupsioni ndaj totalit minimumi 40%, qe pervetsohet e ndahet. Minimalisht shkojne ne xhepat e te korruptuarve rreth 16 miljon euro

  3. Bert says:

    Po ty o Manjan,kush t’pyeti?Rri aty o hajdut,dhe bej ndonje status ne facebook.

  4. Sa i zgjuar eshte ky gomari.
    Te ishin te gjithe turkoshaket si ky,kush e di ja kishim kaluar amerikes.

  5. Martin says:

    Keshtu beri edhe me tenderin e byzylyqeve te te burgosurve e bari aq sakte sa shperdoroi 2 ml euro

  6. Drino says:

    Si gjithmone ata qe qeverisin duan te kene dore te lire ne administrimin e parave publike dhe ku si lëmë i madh ku mund te shijne me lehtesi jane Punet Publike. Ka 28 vite qe nuk ka nje ligj per Punet Publike dhe per strukturat qe duhet te meren me studimin, planifikimin, projektimin, kontrollin e projekteve, ndertimin, dhe marrjen ne dorezim te puneve. Te merremi vesh per strukturat ato duhet te jene institucione shkencore dhe jo nenpunes administrate qe ndrohen ne çdo qeveri. Dhe ish ministri i di keto difekte por nuk i pelqen ti rendite ne shtjellimin qe ka bere. Ne keto diskutime qe behen çdo here qe del nje skandal ne punet qe behen nuk marrin pjese specialiste te fushave sepse edhe ata pak qe jane me eksperience(shumica jane ne emigracion ose te moshuar) edhe kur flasin nuk shprehin nje ze autoritar qe te merret ne konsiderate, trajtimi i problemeve behet nga struktura shkencore te pavarura dhe me autoritet te ligjeruar. Keto nuk u jane dashur qeverive te pas ’90-tes dhe siç duken “bathet”, shume vone do te krijohen.

  7. lavdosh says:

    e ku eshte e reja ketu? Normalisht ky eshte procesi aktual dhe normal. A mund te na thoji ky bucko pse nuk i zbatoi keto proceses kur ishte ne pushtet. Problemi tek ne eshte zbatimi sepse ligjet i kemi te mira, por hajdutet jane kudo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje