Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dalë kundër kryetares së partisë Monika Kryemadhi sa i përket kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pas deklaratave të djashme ku Kryemadhi doli hapur krah tij duke e përkrahur indirekt kandidimin e tij, në qarqet opozitare ka pasur kritika të forta.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e Vasilit i cili përmes një postimi në ‘Facebook’, i është rikthyer sulmeve ndaj, kryebashkiakut të Tiranës.
Postimin, Vasili e shoqëron me një video të vjetër të Veliajt në një dalje në emision “Opinion”.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Kryetari i Bashkise se Tiranes pa rivalë si genjeshtar.(video).
Tirana ka pare keto tre vjet nje cunam te papare genjeshtrash.
Veliaj nuk ka rivale si genjeshtari me i madh qe ka qeverisur Tiranen dhe kjo eshte merita e me e vetme e tij.
I vertete ai eshte kur jep leje per kulla pa fund ne zemer te Tiranes dhe pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon.
I vertete ai eshte vetem kur shan e shfryn dhe i quan qytetaret shpellare,por pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon qe i ka quajtur ashtu.
I vertete ai eshte edhe kur thote se policja ina nuk do te martohet dot se ju prene gishtat,pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon ma lexuan gabim thote.
Tirana ka vetem dy mundesi:ose te vazhdoje te shqepet me genjeshtra,te plackitet dhe te zhbehet si qytet e qytetari ose ti kthehet se vertetes dhe te mbijetoje e te ruaje ato vlera qe mundi i shume brezave ndertoi.
Megjithate se sa genjen ky shiheni ne kete video qe flet vete”, shkruan Vasili. (TemA)
Forca ERI,kur shahesh nga monstrat e LSI-se ,tregon se je ne rrugen e duhur.Si lali Eri si vjen me Tirones edhe per 100 vjet
Ky individi pa din e imam duke mos lene asnje shenje ne jeten e tij si individ se si politikan ka lene besoj si kryeservil i Ilir dhe Monika LSI, mezi pret ti sulet Rames,Erjonit ,Gramozit sepse vetem keshtu mund te kujtohet…dhe meret neper goje…me fal…k…qe.